Connect with us

Kronike

Shiste kokainë në qytetin e Vlorës, arrestohet 29-vjeçari

Një 29-vjeçar është arrestuar në qytetin e Vlorës, ndërsa shishet kokainë.

Bëhet fjalë për të riun, Vasil Fisti, të cilit gjatë kontrollit që i është ushtruar në banesë i janë gjetur doza kokaine gati për shitje.

“Pas një hetimi të kryer bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë kanë finalizuar operacionin e koduar “Parts 35”.

Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi Vasil Fisti, 29 vjeç, banues në Fushë Dukat.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe dhjetëra doza të kësaj lënde, gati për shitje”, njofton policia.

Advertisement