Sport
Grushta dhe shkelma mes futbollistëve, ç’po ndodh në kampionatin shqiptar
Dhuna duket se nuk largohet nga dot nga futbolli shqiptar. Një episod i dhunshëm ka ndodhur në ndeshjet mes Orikut U17 dhe Butrintit U17. Nga një ndeshje futbollit, përfundoi në një sherr masiv. Gjithçka nisi në pjesën e parë të sfidës, në një sherr masiv në stadiumin “Oriku”, ku u përfshinë lojtarët dhe prindërit e tyre.
MOMENTI ME VIDEO:
Gjithçka filloi në minutën e 17-të, kur ekipi i Orikut kaloi në avantazh me një goditje standarte. Butrinti reagoi shpejt duke barazuar rezultatin vetëm tre minuta më vonë. Por situata doli jashtë kontrollit kur në minutën e 19-të u dyshua për prekje të topit me dorë.
Lojtarët e Butrintit protestuan dhe kërkuan penallti, por arbitri kryesor nuk e mori parasysh kërkesën e tyre. Megjithatë protestat vazhduan dhe arbitri ndëshkoi me të kuqe kapitenin e Butrintit, Arselio Meta. Kaq u desh dhe konflikti degjeneroi në përleshje fizike. Madje përveç lojtarëve të të dy ekipeve, në fushë u futën edhe prindërit. Videoja e përplasjes bëhet virale në rrjetet sociale. Ndërkohë, ende nuk ka një njoftim nga Policia e Shtetit për të proceduar lidhur me dhunën në stadium mes adoleshentëve dhe prindërve të tyre.