Kosova
Kërcënohet Kosova/ Një keqkuptim i rrezikshëm në Beograd mban frymën e ngrirë
Ambasadori amerikan ne Beograd Christopher Hill, i pyetur nëse mendon se Kosova kërcënohet nga një kërcënim për sigurinë nga Serbia, siç pretendon shpesh kryeministri Albin Kurti, tha se nuk dëshiron të flasë për atë që mendon Kurti, por theksoi se SHBA-të duan të jenë të sigurta se kanë një mirëkuptim të qartë me Serbinë për atë që po tentohet të arrihet përmes bisedimeve ne dialogun e ndermjetesuar nga Bashkimi Europian.
“Qëndrimi ynë është se Serbia i mori seriozisht këto bisedime. Ky është një proces diplomatik. Diplomacia nënkupton bisedime. Eshte e vertetet se bisedimet ne diplomaci edhe zgjasin shume. Unë e kuptoj zhgënjimin e njerëzve për këtë çështje, por ne jemi të përkushtuar” – deklaroi Hill.
Ai theksoi gjithashtu se SHBA-të po përpiqen të ndihmojnë në këtë situatë, për ta bërë rajonin më të mirë dhe më të sigurt dhe për ta bërë situatën në Ballkan shumë më mirë se në të kaluarën.
Hill shtoi se nuk mund të premtojë ndonjë mrekulli apo se do të ndryshojë mendimin e të tjerëve për këtë, por mund të premtojë se SHBA-ja është serioze në përpjekjen për zgjidhjen e këtyre çështjeve dhe serioze për procesin që çon në marrëdhënie më të mira mes SHBA-së dhe Serbisë.
Duke iu përgjigjur pyetjes në lidhje me fjalimin e presidentit Aleksander Vuçic në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe nëse “të mëdhenjve” u pëlqen të dëgjojnë kritika për veten e tyre, Hill tha se ai e ka parë atë fjalim dhe se në epokën e komunikimeve moderne nuk ka gjë të tillë që t’i drejtohet vetëm njëres audiencë.
“Unë e kuptoj se ka zhgënjime në Serbi për shkak të ngjarjeve të dekadave të mëparshme, madje edhe të shekujve, por mendoj se Serbia duhet të kuptojë se disa njerëz do ta kuptojnë dhe dis ate tjere jo,” – theksoi Hill, duke shtuar se asnjëherë nuk duhet ti drejtoheni vetëm audiencës serbe, por edhe publikut që nuk e njeh Serbinë.