Politike
Tashmë në një lidhje, Dea Vieri flet për jetën me partnerin e saj
Ish-banorja e Big Brother VIP, Dea Vieri e ftuar në “Trotuar” në E Diell, ndau disa detaje nga jeta e saj personale.
Ajo zbuloi se mundohet që të qëndrojnë e kuruar gjithmonë për partnerin e saj, teksa në studio u ndez një debat në lidhje me këtë temë.
Dea Vieri: Unë mendoj që vajzat shqiptare kujdesen shumë për veten. Unë shoh vajza që duken mirë, kanë lëkurë të mirë, bëjnë palestër.
Rene Refo: Shkojnë për të bërë foto jo për tu stërvitur.
Nevina Shtylla: Gocat kujdesen më tepër për veten kur janë në një marrëdhënie apo jo?
Dea Vieri: Varet, se ka vajza që dembelosen dhe ia varin vetes. Por ka edhe nga e kundërta. Unë dua të kujdesem gjatë gjithë kohës për veten, sepse dua që partneri im të mendojë që dukem mirë, e njëjtë si nga fillimi.