Aktualitet
Denis Dyrnjaja: Arrestimi i Ilir Metës na çon më pranë Bashkimit Europian
Denis Dyrnjaja thotë se arrestim i Ilir Metës me urdhër të SPAK, e çon Shqipërinë më afër Bashkimit Europian.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Dyrnjaja deklaroi se edhe nga mazhoranca ka patur persona të hetuar dhe të vendosur në pranga.
“Kemi një ish zv.kryeministër në arrati, kryetarë bashkisë, deputet në burg
Ky process nuk fillon me një ditë, janë procese të komplikuara. SPAK me pritshmëritë që kemi vënë në dyshim dhe mund të vazhdojmë ti kemi në dyshim, po vijon të veprojë dhe Ilir Meta është te peshat e rënda të politikës shqiptare. Mbërritëm te rrjeta me peshk të madh.
Gjatë ditës ka patur interpretime të karakterit politik sesa real. Meta ka qenë i përgatitur për këtë histori dhe e dimë se çfarë ka bërë.
Përtej faktit, nuk e ndihmojmë Metën duke i bërë avokatinë publike. Një nga aleatët kryesorë, zoti Berisha, i bëri padashje apologjinë SPAK-ut duke e mbrojtur kur foli për Çyrben.
Ose jemi te organizata kriminale, siç e ka cilësuar edhe Meta, ose jemi te një institucion që po përpiqet të bëjë drejtësi në Shqipëri.
Do t’i vijë rradha edhe shumë njerëzve në mazhorancë. Dua ta besoj dhe vazhdoj ta besoj.
Sot Shqipëria ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt Bashkimit Europian”, tha Dyrnjaja