Connect with us

Politike

Seanca ndaj Ilir Metës/ Altin Dumani del nga salla e gjyqit, çfarë ndodhi?

Seanca gjyqësore ndaj presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta, deputetes së Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi, Pirro Xhixhos dhe Ema Çokut po vijon normalisht.

Mësohet se kreu i SPAK Altin Dumani ka dalë nga salla, për shkak të një takimi që ka planifikuar me përfaqësues nga Ambasada e Britanisë së Madhe. Në sallën e gjyqit kanë mbetur prokurorët Arben Kraja dhe Sotir Kllapi.

Sipas burimeve mediatike, aktualisht, në gjyq po jep shpjegime presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Advertisement