✦
Thinking ...
Connect with us

Pinknews

Publikoi skandalet për VIP-at shqiptarë/ Rrihet barbarisht Elton Tozaj, publikon foton i gjakosur

Gazetari Elton Tozaj ka denoncuar një tjetër sulm fizik ndaj tij. Pasditen e kësaj të enjteje, ai ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi ku shfaqet i gjakosur, duke bërë të ditur se është dhunuar.

Përmes një postimi në InstaStory, Tozaj ka reaguar edhe me një mesazh kërcënues ndaj personave që, sipas tij, qëndrojnë pas sulmit.

“Kushdo që e bëri këtë, do ta paguajë shumë shtrenjtë! Nuk më ndalni dot!”, shkruan gazetari.

Deri më tani, Tozaj nuk ka dhënë detaje mbi vendin ku ka ndodhur ngjarja, rrethanat e sulmit apo identitetin e personave të përfshirë. Gjithashtu, nuk ka informacion të konfirmuar mbi autorët apo motivet e mundshme të dhunës.

Ky nuk është rasti i parë kur gazetari pretendon se është përballur me dhunë fizike. Edhe më herët, ai ka raportuar se është sulmuar dhe ka pësuar dëmtime serioze.

Tozaj është një personazh i njohur në rrjetet sociale për komentet dhe qëndrimet e tij kritike ndaj figurave të ekranit. Megjithatë, deri në këtë fazë nuk ka të dhëna që të lidhin sulmin e fundit me aktivitetin e tij publik.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by NTV Television (@ntv.al)

Advertisement