Aktualitet
Atentati në Shkodër me 2 të vdekur 2 të plagosur/ Gruaja e burri po lëviznin me motor, makina ku udhëtonte Lici e Bushati i përplasi
Detaje të reja lidhur me atentatin e ndodhur në Dobraç të Shkodrës.
Ndërsa çifti i bashkëshortëve sqarohet se janë përplasur nga makina pra nuk janë vrarë nga plumbat.
DETAJET/ Si ndodhi atentati në Shkodër, dy mjete zunë në pritë Hamza Licin! Pati shkëmbim zjarri
Dy automjete dyshohet se kanë zënë në pritë Hamza Licin, vëllanë e Ibrahim Licit, një personazh i njohur në botën e krimit.
Burimet thonë se mes dy grupeve pati shkëmbim zjarri, ndërsa Lici nuk mundi t’u mbijetojë plagëve. Lici ka qenë duke lëvizur me një mjet S Class me targa kroate.
Më pas autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa i plagosur ka mbetur edhe Arlind Bushati, djali i Xhemal Bushatit, ish kandidati i PD-së për kryetar të bashkisë së Shkodrës.