Politike
Opozita marshim proteste në Shkodër! Bardhi: Qyteti nuk mund t’i nënshtrohet krimit
Mbështetës të opozitës kanë nisur të mblidhen para godinës së bashkisë ku do të mbahet dhe protesta.
‘Shkodra nuk mund ti nënshtrohet krimit’ tha kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi.
Kjo është protesta e tretë kjo, si pjesë e aksionit të ‘mosbindjes civile’ . Atentati me 3 viktima në Shkodër, i ndodhur më 30 tetor 2024, orientoi PD të zhvendosë protestat në kryeqendrën e veriut. Një ditë më pas Sali Berisha njoftoi përmes një konferencë për mediat se të shtunën (sot) në orën 12:00 mos-bindja civile do të thërrasë qytetarët në tubimin e radhës që do të ishte Shkodra.
Protetën, Berisha e cilësoi si një shenjë solidariteti me qytetarët duke akuzuar qeverinë dhe policinë se bashkëpunon me banda.
“Masakra e Shkodrës, ishte një masakër e paralajmëruar, ishte një masakër e licensuar nga Edi Rama, narkopolicia dhe narkodrejtësia e këtij sistemi” tha Berisha dje nga dritarja e apartamentit ku vijon të qëndrojë pasi është në ‘arrest shtëpie’ në pritje të gjykimit për akuzën e korrupsionti lidhur me aferën e privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani.
Më 30 tetor, një atentat i mirëorganizuar i mori jetën 3 personave. ndërsa një u plagos rëndë. Mes viktimave është dhe Flutura Basha një qytetare e pafajshme ndërsa i plagosur rëndë mbeti bashkëshorti i saj.
Deri tani Opozita ka organizuar 2 protesta, atë të 29 tetorit duke bllokuar 6 rrethrrotullimet e akseve kryesore nacionale si dhe më 7 tetor në Tiranë ku u hodhën molotovë drejt kryeministrisë, godinave të ministrive dhe selisë PS.