Connect with us

Politike

“A financohesh nga Soros ?!”/ Arlind Qori ‘vë pikat mbi i’: Është për të ardhur keq…

Arlind Qori i Lëvizjes Bashkë ka qenë një nga emrat më të artikuluar në ditët e fundit dhe kryesisht nga kryeministri i vendit, Edi Rama i cili e ka vëne në qendër të sulmeve të tij mediatike duke e etiketuar edhe si “Sudja me gjyslyke”.

I ftuar në studion e Breaking në Top News, Qori u shpreh:

“Është për të ardhur keq që kryeministri i një vendi e ul kaq shumë nivelin e diskutimit politik. Ka qenë që në fillore që dikush nuk tentonte të bullizonte aftësinë time të shikuarit. Del një burrë 60 vjeç dhe bien ne nivelin e një kalamani trazavaç të klasës tretë apo të 4-t edhe përpiqet të vërë në pozitë apo të fyejnë mua për syzet që mbaj apo paaftësinë për të shikuar. Mirëpo, mesa duket zoti Rama e ka humbur toruan e ka humbur qetësinë sepse është vënë me shpatulla pas murit nga protestat që ne lëvizja Bashkë kemi organizuar bashkë me pensionistët. Do protestojmë sërish të mërkurën, përpara kryeministrisë në orën 10, përsëri për pensione dinjitoze dhe minimumin jetik”.

Përsa i përket skemës së pensioneve Arlind Qori u shpreh se nuk pretendon që pensionet të bëhen sa Gjermania apo Zvicra, por të paktën sa mesatarja e vendeve të Ballkanit.

“Ne jemi vendi me pensionet më të ulëta në Ballkan. I kemi më të ulëta se Kosova. Pensioni mesatar në Shqipëri 180 euro, 228 i Kosovës, në Bosnjë Hercegovinë është 340 euro. Në Maqedoni është 410 euro. Në Serbi është 440 euro, në Mal të Zi është 450 euro. Sikur ne të kërkojmë të shkojmë drejt këtyre vendeve, mua nuk më duket utopi nuk më duket as katastrofë buxhetin e shtetit, por më duket një e drejtë minimale. Ne kërkojmë minimumin jetik, çfarë do të thotë që pensioni minimal në Shqipëri të mos jetë poshtë nivelit të të ngrënit bukë. Vërtet është utopi kjo? Të kërkosh që shteti t’i mbështesë njerëzit më të dobët, aq sa për të ngrënë bukë? Vërtet kjo është ky sudizëm, apo rrapushxhaferizëm, kur kërkon të plotësohet nevoja bazike? Jo që gjithsecili të bëj pushime në Hauai, jo që gjithsecili të ketë një vilë luksoze, por që thjesht të hajë bukë, që thjesht të paguaj ilaçet”, tha ai.

Por si do ta implementojë ai minimumin jetik, a është e mundur?

” Sikur të vendosej minimumi jetik dhe pensioni minimal të ishte sa minimumi jetik që sot llogaritet te diku 200.000 lekë të vjetra; si dhe çdo pension tjetër të rritej me të njëjtin marrsh sa rritet pensioni minimal tek minimumi jetik, kjo do t’i kushtonte shtetit pak a shumë diku te 900 milionë deri në 1 miliard euro në vit. Është e njëjta shifër, që tek raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit raportohet se vidhet apo shpërdorohet çdo vit në Shqipëri. Pra, sikur ne vetëm korrupsioni të luftonim, vetëm abuzimet të luftonim, do të mund të siguroheshin paratë për vendosjen e minimumit jetik dhe për rritjen e pensionit minimal dhe pensioneve tjera. Po mos harro diçka. Tani mund të bëjmë shumë gjëra të tjera. Shqipëria sot është nga vendet e para në Evropë dhe ndër të parat në botë për informalitetin e punës. Sipas organizatës ndërkombëtare të punës, 50- 56 % e atyre që punojnë Shqipëri punojnë në të zezë. Të gjitha këto janë kontribute të munguara në skemën e sigurimeve shoqërore”, tha Qorri.

Kur u pyet nga moderatorja Dardha në lidhje me zërat se ai financohet nga Soros dhe konkretisht çfarë e lidh atë me fondacionin Shoqëria e Hapur, Qori u përgjigj:

Asgjë, asgjë as sot, as dje, as nesër. Është gënjeshtër, nuk e di kush e ka shpikur. E kam dëgjuar siç kam dëgjuar lloj- lloj çmendurish ndaj meje. Kur nuk kanë ç’të thonë, do të shpifin ose do të fyejë. Është tamam niveli i përgjigjes që jep Rama që merret me syzet e mia. Ky është niveli i aftësisë së kundërshtarëve tanë për tu marrë me tezat tona dhe për tu marrë me karakterin tonë fund e krye të ndershëm. Në pamundësi për ta bërë këtë gjë, sajojnë dhe shpifin. Ne jemi në rrugë të drejtë.

Por nga kush financohet Lëvizja Bashkë?

“Ne jemi një parti që e mbajnë veten me kontributet e 5.000 anëtarëve tanë. Duke nisur nga rroga ime. Lë diku te 10 për qind të pagës sime neto, në arkat e Lëvizjes Bashkë, te rroga e shumë aktivistëve dhe anëtarëve të lëvizjes bashkë nga Shqipëria po e po, por gjithnjë e më shumë nga diaspora. Ne kemi shumë kuotizacione që prej ditës së parë të themelimit të Lëvizjes Bashkë në dhjetor të vitit 2022, bëjmë thirrje të vazhdueshme. E vetmja parti që bën thirrje çdo ditë për anëtarësim, dhe kemi dhjetëra anëtarë të rinj çdo ditë. Gjysma prej tyre janë nga diaspora. Në çdo thirrje dalim dhe themi: keni një llogari bankare këtu, dhe një llogari paypal këtu më poshtë.

Por ne kemi shumë pak kosto, sepse ne operojmë me flet thjeshta, duke shkuar në këmbë duke përdorur autobusin, duke i ulur në minimumin e skajshëm, kostove të bërit fushatë. Unë e kam një përvojë nga Tirana që kam shkuar në çdo lagje të Tiranës me autobus, makinën time se kam përdorur se kam thënë harxhoj më pak 400 lekë vjetra biletë sesa përdor makinën time në Tiranë dhe kudo ku është e mundur”

Advertisement