Politike
Ish-ministri Edmond Haxhinasto në SPAK
Ish-ministri Edmond Haxhinasto është paraqitur mesditën e kësaj të marte në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).
Ish-ministri i LSI-së mbërriti në ambientet e Prokurorisë së Posaçme i vetëm, ndërsa në duar mbante një dosje.
“Zoti Haxhinasto për çfarë çështje jeni thirrur në SPAK”, u pyet ai nga gazetarët. Por, ish-ministri nuk u përgjigj duke heshtur para kamerave dhe iu drejtua ambienteve të SPAK.
Ende nuk dihet arsyeja e thirrjes së tij në SPAK, se për cilën dosje do të merret në pyetje nga oficerët e BKH-së.
Në periudhën 2009 – 2010, Haxhinasto ka shërbyer si zëvëndësministër i Punëve Publike dhe Transporteve, ndërsa në periudhën 2010–2012 ka mbajtur postin e ministrit të Jashtëm.
Nga viti 2012 deri në vitin 2013 ka mbajtur postin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë. Gjithashtu, nga Janari i vitit 2011 deri në Prill të vitit 2013, Edmond Haxhinasti ishte zv/Kryeministër.