Connect with us

Politike

Beqaj zihet me Vokshin: Mua mos më thuaj “i shkreti”, nuk ta…

Ka sërish përplasje mes maxhorancës dhe opozitës në Komisionin Hetimor për koncensionet në Shëndetësi. E gjitha nisi pasi kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi iu drejtua ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqajt si “i shkreti”. Pasi dëgjoi termin, ky i fundit ndërhyri dhe i kërkoi që të mos e përdorte më ndaj tij dhe kështu në sallë nisi një debat i ri. Kur Vokshi lajmëroi se do të niste pyetjet, ndërhyri nënkryetari Plarent Ndreca, i cili i kërkoi Beqajt që të mos i përgjigjej asnjë pyetje. Kështu me vendim të Vokshit, mbledhja u shtu për 30 minuta.

DEBATI NË SALLË:

Beqaj: Më keni akuzuar si hajdut

Vokshi: E ke gabim, nuk e kam thënë vetëm në Komision. Unë kam 10 vjet që e them

Beqaj: Sot kam ardhur për t’u përgjigjur si dëshmitar. Jam konsultuar me avokatin, deklaratën dua ta ilustroj.

Vokshi: Nuk kemi infrastrukturë!

Beqaj: Tani regjinë nuk e di unë kush e ka këtu.

Vokshi: A do e bëni deklaratën? Nëse nuk e bëni, unë do vazhdoj me pyetjet.

Beqaj: Do ta bëj deklaratën. E kam lexuar ligjin

Vokshi: Ne e kuptuam skenarin tuaj, por më vjen keq për atë të shkretin që po e keqpërdorni.

Beqaj: A ka mundësi atë fjalën “i shkreti” të mos e zësh në gojë për mua? Boll ke 8 muaj që më vë epitete.

Vokshi: Po si ta them?!

Beqaj: Fare nuk kam nevojë për asnjë konsideratë personale për mua.

Vokshi: Gjynah pra! Ta them kështu

Beqaj: Asnjë fjalë mos thuaj, zoti dëshmitar më thuaj. Hallin tënd nuk ta zgjidh dot unë. Ta kam thënë edhe në 2016 dhe po ta them edhe tani.

Vokshi: Hallet e mia unë i zgjidh vetë.

Ndreca: Ju nuk do i përgjigjeni asnjë pyetje pa marrë vendim Komisioni.

Advertisement