Kosova
Kosova do të paguajë çmimin e deklaratave fyese të Gervallës kundër Trump
Ish-diplomatë dhe analistë pretendojnë se Kosova do paguajë çmimin e deklaratave të mëparshme fyese të zyrtarëve të qeverisë, veçanërisht ministres së Jashtme Donika Gervala, në kurriz të presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump. Në anën tjetër, zëvendësministri i Punëve të Jashtme Kreshnik Ahmeti konsideron se këto pretendime janë të pabaza dhe se kryeministri Albin Kurti dhe Gervalla e kanë uruar Trumpin dhe se janë të gatshëm për bashkëpunim.
Por ai refuzoi të komentojë deklaratat e Gervallës nga viti 2021 dhe pretendimet e analistëve se ato mund të kenë pasoja për Kosovën.
Nga ana tjetër, ish-diplomatët pretendojnë se deklaratat e mëparshme të ministrit kundër Trump do të ndikojnë në bashkëpunim.
Ish-drejtori i përgjithshëm i MSP-së, Alebert Prenkaj, tha se Amerika nuk e ndryshon rrjedhën e politikës së saj aq lehtë, por se deklaratat kundër administratës Trump nuk mund të kalojnë pa pasoja për Kosovën.
Te njejtin mendim ndan edhe ish-diplomati Blerim Canaj, i cili e sheh Gervallën si fajtorin kryesor për dështimin në diplomaci.
“Fajtorja kryesore pse Kosova është atje ku është, është Donika Gervalla. Kush është Gervalla që të bëjë deklarata ofenduese ndaj Grenellit dhe Trumpit? Mos harroni që Gervalla po largohet, institucioni mbetet dhe sigurisht pasojat do të mbarten” – theksoi Canaj.