Connect with us

Politike

Arrestimi i Flamur Rrajës/ Berisha: U lirua me urdhër të Ramës pas 1 ore

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë një postim në llogarinë e tij në “Facebook” ndërsa ka njoftuar se është liruar vëllai i ish-deputeti socialist, Flamur Rraja. Berisha më tej shkruan se Rraja u lirua me urdhër të Ramës.

Ai thekson se Flamur Rraja keqtrajtoi shtazërisht anëtarë të fisit Maja dhe më vonë familjen Caca. Berisha dënoi lirimin ndërsa e quajti këtë akt kriminal të bashkëpunimit direkt të krimit me Edi Ramën. Ai gjithashtu ka ndarë mesazhin që i ka dërguar një qytetar në lidhje me lirimin e Rrajës.

Reagimi i Berishës:

Lirohet pas arrestimit me urdhër të Edi Ramës mafiozi Flamur Rraja që keqtrajtoi shtazërisht anëtarë të fisit Maja dhe më vonë familjen Caca.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt kriminal të bashkëpunimit direkt të krimit me Edi Ramën. Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.

Pershendetje Dr. Narko Policia e Krujes me urdher direkt te Edi Rames pas nje ore qe “arrestoj” kriminelin Flamur Rraja pas nje ore e le serish te lire!

Arrestimi i Flamur Rrajës/ Berisha: U lirua me urdhër të

Advertisement