Bota
Vaksina në Itali/ Të parët e marrin…e menaxhon ushtria
Vaksinat e para mund të shpërndahen në Itali pas 2 muajsh, në janarin e vitit 2021, fillimisht për mjekët e punonjësit e shëndetësisë dhe të moshuarit.
‘ANSA’ raporton se shpërndarja e vaksinës do të bëhet përmes një mekanizmi të centralizuar dhe jo në bazë rajonale.
Doza do t’u shpërndahet menjëherë 1 milionë e 700 mijë qytetarëve që do të zgjidhen në bazë të disa kategorive në funksion të ekspozimit ndaj virusit.
Të fundit që do të marrin vaksinën do të jenë të rinjtë.
Ndërkohë, ‘Ilsole24ore’ raporton se do të jetë ushtria ajo që do të shpërndajë vaksinën.