Connect with us

Kronike

EMRI/ Në kërkim për armë mbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari

Forcat e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Policinë e Shkodrës kanë arrestuar një 28-vjeçar  në fshatin Dobraç.

Zef Kakija, ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Gjithashtu, u arrestua në flagrancë shtetasi Lulzim Kakija, 24 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi qëndrimit”, pasi ka thyer masën e sigurisë person me masë sigurimi “Arrest në shtëpi”, .

Gjithashtu u procedua në gjendje të lire shtetasi G. S., 43 vjeç, banues në fshatin Ndërlysaj, i cili drejtonte automjetin “Volkswagen Sharon” me të cilin po lëviznin këta dy shtetas.

Advertisement