Kosova
Ku u zhduk Richard Grenell/ Kukulla e Trump mbeti pa gjë, çfarë do të thotë kjo për Ballkanin
Ish I derguari amerikan per Ballkanin Perendimor Richard Grenell, ishte në garë për dy pozita te rendesishme në administratën e re të presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, për postin e sekretarit të shtetit dhe këshilltarit për sigurinë kombëtare, por në këto dy pozita të larta u emëruan njerëz të tjerë – Marco Rubio dhe Mark Waltz.
Mundësia që Grenell të marrë një pozicion të rëndësishëm në Shtëpinë e Bardhë hapi pyetjen se cili do të jetë ndikimi i tij në Ballkan, teksa nga autoritetet në Prishtinë, si dhe në Beograd, e konsiderojnë atë “pro-serb”.
Grenell, gjatë mandatit të të cilit si i dërguar për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës u arrit Marrëveshja e Uashingtonit, kujtojme se është pothuajse në konflikt të hapur me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, kurse autoritetet serbe i dhanë Urdhrin e flamurit serb.
Megjithatë, duket se tashmë Grenell mungon ne postet e rëndësishme në administratën e re, edhe pse kartat ende nuk janë hapur plotësisht, por kujtojme se gjatë mandatit të parë të Trump, Grenell mbajti disa poste të rëndësishme –ndërkohë qe ai e ka “çimentuar” veten si një nga këshilltarët më me ndikim të Trump për politikën e jashtme, të cilin presidenti i sapozgjedhur shpesh e ka quajtur- “i dërguari im”.
Aleksander Mitic, bashkëpunëtor hulumtues i Institutit për Politikë dhe Ekonomi Ndërkombëtare, tha për median serbe NIN se Grenell ka treguar jo vetëm besnikëri ndaj Donald Trumpit në kohë të vështira, por edhe se është njeri për detyra të veçanta, si pershembull ndermjetes mes paleve ndeluftuese ne Ukraine kurse mediat në Prishtinë shkruajne se per Kosoven është mirë që Marco Rubio u bë Sekretar i Shtetit………..
Po a mund të ketë akoma Grenell ndikim në Ballkan?
Ndonëse nuk ka marrë asnjë detyrë deri më tani, ndikimi i tij, të paktën për sa i përket politikës ndaj Ballkanit, mbetet, besojnë analistët. Edhe pse nuk ishte pjesë e administratës amerikane në katër vitet e fundit, Grenell mbeti aktiv kur bëhej fjalë për Kosovën dhe Serbinë dhe një kritik i ashpër i Albin Kurtit.
Madje, Grenell akuzoi drejtpërdrejt Shtetet e Bashkuara të Amerikës për financimin e “veprimeve të njëanshme dhe të rrezikshme të Kurtit” përmes USAID-it, duke e quajtur “korrupsion të pastër” që Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar i dha Prishtinës rreth tre milionë e gjysmë dollarë ndihmë. Ai theksoi se e gjithë bota i ka dënuar veprimet e njëanshme të Kurtit që po destabilizojnë rajonin.
Nga ana tjetër, Grenell është i papëlqyer në Kosovë pasi ai konsiderohet përgjegjës për rënien e qeverisë së parë të Kurtit në vitin 2020 dhe shpesh është përplasur publikisht me kryeministrin e Kosovës.
Analisti Shped Ahmeti, beson se Grenell mund të rizgjidhet në postin e të dërguarit special të SHBA-së për Ballkanin. Sepse, sipas tij, roli i Grenellit në lidhje me Kosovën dhe rajonin nuk është dobësuar, pasi ai vazhdon të bashkëpunojë ngushtë me Donald Trump.