Connect with us

Kronike

Me thikë dhe kanabis në makinë, procedohet penalisht 17 vjeçari

Një 17-vjeçar nga Saranda është proceduar në gjendje të lirë nga policia, pasi gjatë një kontrolli fizik, iu gjetën një sasi kanabisi dhe një mjet prerës (thikë).

Ndërsa 17-vjeçari gjithashtu u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Njoftimi i policisë

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjetën një sasi cannabisi dhe një mjet prerës (thikë).

Sektori i Policisë Rrugore i Komisariatit të Policisë Sarandë referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimin në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Materialet procedurale iu referuan prokurorive, për veprime të mëtejshme

Advertisement