Connect with us

Politike

Berisha ironizon: Pensioni i të moshuarve sa “paga” që Gjermania vendosi për qentë e shtëpisë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij para mbështetësve të mbledhur para banesës së tij. Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh se nga viti në vit janë rritur gjobat që duhet të paguajnë shqiptarët për sistemin shëndetësor.

Ai shtoi se varfëria ekstreme troket sot në 4 herë më shumë familje, se sa 10 vite më parë. Berisha theksoi se pensionistët marrin më pak se sa paga që vendosi për qenin e shtëpisë, Republika Federale Gjermane, para një muaj.

Fjala e Berishës:

Nesër në Tiranë janë mbarë shqiptarët, të cilët i ke zhytur çdo muaj e më thellë, i ke zhytur çdo vit e më thellë në varfërinë më të pamerituar. Nëqoftëse në të gjithë popujt e Europës, begatia është rritur nga viti në vit, rrogat janë rritur nga viti në vit, pensionet janë rritur nga viti në vit. Në Shqipëri nga viti në vit janë rritur tarifat e studentëve.

Nga viti në vit janë rritur gjobat që duhet të paguajnë shqiptarët për sistemin shëndetësor. Nga viti në vit janë rritur çmimet e ushqimeve që blejnë në dyqane. Nga viti në vit janë rritur nafta, ilaçet dhe çdo gjë tjetër. Për të gjitha këto varfëria troket sot në gjysmën e familjeve shqiptare. Kurse varfëria ekstreme troket sot në 4 herë më shumë familje, se sa 10 vite më parë. Edi Rama edhe njëherë i’u rikujtoj shqiptarët se paguan pensionistët më pak se sa paga që vendosi për qenin e shtëpisë, Republika Federale Gjermane, para një muaj.

Ndokush mund të thotë se, Gjermania është Gjermani. Po Gjermania është Gjermani, është shumë herë më e pasur se ne, por nuk është kurrë më e pasur që të caktojë një rrogë më të madhe për qenin e shtëpisë, se sa për pensionistët që kanë punuar 40 vite, kanë shkrirë jetën e tyre.

Advertisement