Connect with us

Politike

‘Më rrezikohet jeta’/ Bardhi përplaset me efektivin e Policisë: Nuk e hap rrugën

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka debatuar me një nga drejtuesit e Policisë së Shtetit. Teksa Bardhi dhe deputetë të tjerë të opozitës kanë bllokuar një nga rrugët e Tiranës, shefi i Policisë po u kërkon që të hapin një aks. Por Bardhi e kundërshton me pretendimin se nëse do të hapte një aks, do i rrezikohej jeta nga mjetet.

“Nuk hapet rruga se jam në protest. Më rrezikohet jeta mua po të hapet një segement dhe të qarkullojnë automjetet. Nuk bëj dot tubim unë ashtu se më rrezikohet jeta,”-dëgjohet në diskutimin e tij me efektivin e Policisë së Shtetit, kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi.

Advertisement