Connect with us

Shkrime

Mërtiri: SPAK po i pret krahët pushtetit, opozita vazhdon të thotë se Dumani është ushtar i Ramës

Analisti Ergys Mërtiri ka reaguar lidhur me operacionin e SPAK në Elbasan për goditjen e grupit të Suel Çelës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mërtiri ky operacion ishte njëkohësisht goditje e shtabit elektoral të kryeministrit Edi Rama në Elbasan.

Sipas tij ky grup ka blerë vota për PS në zgjedhjet e 2021, ndërsa thotë se ishte tmerri i qytetit. Më tej në postimin, analisti shprehet se ky është grupi i tretë kriminal me lidhje elektorale me qeverinë që goditet, pas atij të Shkodrës dhe Durrësit. Sipas Mërtirit, SPAK po i pret krahët pushtetit, dhe megjithatë opozita vazhdon të thotë kryeprokurori është ushtar i Ramës.

POSTIMI I MËRTIRIT: 

Goditja e bandes se Suel Celes nga SPAK, pervec se goditje e nje prej grupeve kriminale me te fuqishme ne Shqiperi, eshte njekohesisht nje goditje e shtabit elektoral te Edi Rames ne Elbasan.

Ky grup ka bere vota per llogari te PS-se ne zgjedhjet e 2021-shit dhe ishte tmerri i qytetit. Madje per kujtese, gjate nje perplasjeje me arme me grupet e PD-se te ardhura nga Tirana per mbrojtjen e votes, mbeti i vrare nje anetar i bandes. Policia asokohe nuk guxoi te beje asnje veprim e as te mbledhe prova.

Ky eshte grupi i trete kriminal me lidhje elektorale me qeverine qe goditet pas atij te Shkodres dhe, deri diku, edhe atij te Durresit. SPAK-u po i pret krahet pushtetit, e megjithate opozita vazhdon te thote se Dumani eshte ushtar i Rames, dhe te gjitha keto behen me urdher te tij!

Advertisement