Kosova
KUBA E BALLKANIT/ Serbia e Vuçiç në kthesën tragjike për Rajonin
Raporti vjetor i Komisionit Evropian për situatën në Serbi kaloi relativisht pa u vënë re nga publiku serb, veçanërisht pjesa ku Serbia thirret të sigurojë një mjedis të favorshëm për shoqërinë civile dhe median dhe të “bëjë përpjekje të besueshme për të shuar dezinformimin dhe manipulimin e huaj të informacionit”.
“Natyrisht, kjo i referohet në radhë të parë ndikimeve mediatike ruse dhe kineze, prandaj është plotësisht e logjikshme që raporti i KE-së në atë pjesë të ishte i padukshëm për “mediat” proqeveritare serbe, të cilat thuajse e injoruan plotësisht.
Analisti politik Rasha Nedeljikov tha se qeveria serbe është e prirur ndaj ndikimit të propagandës së huaj dhe nga populizmi nacionalist, “që është arma më e rëndësishme ideologjike e saj”.
Nga ana tjeter, Maja Sever, presidente e Federatës Evropiane të Gazetarëve theksoi se nuk eshte optimiste që vetë Evropa po tregon dobësi nga mungesa e një mekanizmi solid “për t’i bërë presion qeverisë serbe që të fillojë të respektojë udhëzimet dhe ligjet demokratike”.
“Aleksandar Vuçic dhe ekipi i tij e shohin me përçmim çështjen e pluralizmit mediatik. Rekomandimet janë shkruar shumë qartë në letër dhe Evropa duhet të gjejë force presioni, jo vetëm për Serbinë, por edhe për Kroacinë, Sllovakinë dhe Hungarinë” – theksoi Sever.