Politike
Berisha ftesë publike Ramës: Hajde në debat televiziv po ta mbajti
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha mori pjesë sot në një konferencë për mediat pas vendimit për heqjen e masës së sigurisë. Berisha ka sfiduar kryeministrin Edi Rama pas lirimit, duke e ftuar në debat televiziv. Ai shtoi se Rama tmerrohej nga dritarja dhe nuk del dot në përballje me të.
“Ai tmerrohej nga dritarja, imagjino në fushë. S’del dot ai. Të vijë në debat televiziv, po ia mbajti. Pse e mori atë masë? Që të më heshte dhe pastaj të mbante fjalime kushtuar dritares. Të vijë në debat, t’ia nxjerr të gjitha një nga një. Të gjitha lidhjet me krimin që ka, vjedhjet e mëdha që ka bërë, dhunimin e institucioneve”, tha Berisha.