Bota
Bilanc dramatik në Itali, 550 të vdekur nga COVID, rekord të infektuarish
Sipas autoriteteve italiane, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 40 902 të infektuar dhe 550 viktima.
Vihet re që krahasur me dje ka një rënie të numrit të viktimave dhe rritje të infeksioneve.
Sipas autoriteteve, dje Italia regjistroi 636 të vdekur dhe rreth 38 mijë të infektuar me COVID.
Totali i vdekjeve në vend është 44 139 kurse numri i përgjithshëm i të identifikuarve pozitiv është rritur në mbi 1 milion e 107 mijë.