Connect with us

Bota

Ukraina do “falë” territor, Zelensky i gatshëm për t’i dhënë fund luftës

Presidenti i Ukrainës, Vlodymyr Zelensky për herë të parë ka pranuar se është i gatshëm t’i lëshojë territor Rusisë për t’i dhënë fund luftës.

Presidenti ukrainas tha se vendi i tij mund të heqë dorë përkohësisht nga territori i pushtuar nga Rusia në këmbim që territori që e kontrollon Ukraina të futet në “ombrellën e NATO-s”. Ai tha se Kievi më vonë mund të negociojë “diplomatikisht” kthimin e territorit që është nën kontrollin rus, pasi të kenë arritur një marrëveshje armëpushimi.

“Nëse duam të ndalojmë fazën e nxehtë të luftës, duhet ta fusim nën ombrellën e NATO-s territorin e Ukrainës që kemi nën kontrollin tonë. Kjo është ajo që duhet të bëjmë shpejt, dhe më pas Ukraina mund të marrë përsëri pjesën tjetër të territorit në mënyrë diplomatike”, ka thënë Zelensky në një intervistë për Sky Neës.

“Ombrella e NATO-s” mund të nënkuptojë anëtarësim në NATO ose mund të nënkuptojë garanci individuale të sigurisë të ofruara nga aleatët perëndimorë. Anëtarësimi i plotë i Ukrainës në NATO do të shkaktonte luftë mes Rusisë dhe Perëndimit, sipas Nenit 5 të aleancës.

Megjithatë, Putini ka refuzuar anëtarësimin e Ukrainës në NATO si pjesë e çdo marrëveshjeje të ardhshme të paqes. Ndërsa kur Zelensky u pyet nëse Kievi do të ishte i gatshëm t’i jepte territor Moskës në këmbim të anëtarësimit të plotë në NATO. Ai tha se askush nuk i ka ofruar Ukrainës të jetë në NATO. Mund të ishte e mundur, por askush nuk ia ka ofruar këtë marrëveshje Ukrainës.

Advertisement