Kosova
Rama RREZIKON fitoren e Kurtit/ Krijohet blloku që mund të minojë fishekzjarret e shkurtit
“A do të vazhdojë kryeministri Albin Kurti të udhëheqë me autoritet, apo do të gjendet i izoluar në një lojë politike ku kundërshtarët janë më të organizuar dhe më të fortë se kurrë?” – kete pyetje ka ngritur gazetari dhe publicisti Xhevdet Mazrekaj teks ka shtuar se Kryeministri i Kosovës shprehur bindjen se Lëvizja Vetëvendosje (VV) do të fitojë mbi 50% të votave në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, duke u bazuar në performancën e qeverisjes së tij katërvjeçare. Ai e cilëson përfundimin e një mandati të plotë si një arritje të rëndësishme dhe thekson rritjen e buxhetit të Kosovës me 50% krahasuar me vitin 2021.
Sipas Mazrekaj, optimizmi i Albin Kurtit sfidohet nga një realitet politik më kompleks. Analistët vërejnë se Kurti mund të ketë nevojë për një koalicion, pasi popullariteti i tij ka rënë dhe përplasjet me politikën amerikane mund ta dëmtojnë. Për më tepër, përçarjet me presidenten Vjosa Osmani dhe mundësia e një aleance mes saj dhe LDK-së mund të ndikojnë në rezultatin zgjedhor.
“Një rrezik tjetër i madh për Kurtin mund të vijë nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Marrëdhëniet mes institucioneve të Kosovës dhe Shqipërisë shpesh perceptohen si të acaruara, por kohët e fundit ka pasur një afrim të dukshëm midis Ramës dhe presidentes Vjosa Osmani. Ky afrim lë të kuptohet se Rama mund të luajë një rol kyç në bashkimin e LDK-së me Osmanin, duke krijuar një bllok të fuqishëm opozitar” – Ka shkruar Mazrekaj, sipas te cilit – “Nëse Kurti detyrohet të hyjë në koalicion me PDK-në apo AAK-në (nëse kjo e fundit e kalon pragun zgjedhor), mund të kompromentojë premtimet e tij për reforma të thella.
“Koalicioni me këto parti do ta bënte të vështirë zbatimin e masave për konfiskimin e pasurisë së paligjshme dhe luftimin e krimit të organizuar. Një lëvizje e tillë do të minonte besimin e elektoratit, veçanërisht atyre që e mbështetën në bazë të premtimit të tij për mosbashkëpunim me PDK-në” – ka shkruar gazetari I njohur duke potencuar se per Kurtin, sfidat nuk ndalen me opozitën brenda vendit.
Sic eshte shprehur ai, “Strategjia e kryeministrit Edi Rama për afrimin e opozitës mund të ndihmojë në realizimin e një marrëveshjeje që Rama dhe Vuçiç synojnë për veriun e Kosovës”
“Në këtë kontekst, zgjedhjet e ardhshme do të jenë vendimtare jo vetëm për Kurtin dhe VV-në, por edhe për të ardhmen e Kosovës si shtet. Nëse Rama arrin të bashkojë opozitën kundër Kurtit, mund të ndryshojë rrjedhën politike dhe të krijojë një realitet të ri për Kosovën. Por nëse Kurti arrin të ruajë mbështetjen e tij dhe të përmbushë premtimet për reforma, ai mund të forcojë pozitën e tij si lider i padiskutueshëm i Kosovës” – ka theksuar Xhevdet Mazrekaj