Connect with us

Kosova

BE për Asociacionin pa vonesa, reagon ashpër Bosch, akuzon këtë zyrtar evropian

BE-ja do t’i kërkojë Kosovës që, pa vonesa, të dorëzojë në Gjykatën Kushtetuese draft-statutin për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, sipas propozimit evropian.

Në draft-konkluzionin e Komisionit Europian thuhet se masat e BE-së kundër Kosovës mbeten në fuqi për shkak të mungesës së veprimeve të mjaftueshme për të ulur tensionet dhe se Unioni është i gatshem t’i heqë masat, nëse Kosova përmbush kërkesat.

Por kete e ka kundërshtuar ish-ambasadori i Holandës në Kosovë Robert Bosch, I cili ka akuzuar Komisionin Evropian për trajtim jo të barabartë mes Kosovës dhe Serbisë.

Vendosjen e masave ndëshkuese kundër Kosovës, diplomati holandez e sheh si të padrejtë, duke marrë parasysh që bazohen në një qasje të anshme nga komisioni i kaluar, i udhëhequr nga Miroslav Lajçak.

Sipas tij, Kosova duhet të bëjë përpjekje shtesë për të bindur dhe fituar mbështetjen e udhëheqësve të rinj politikë në Bashkimin Europian.

“Komisioni i BE-së është jo objektiv. Sipas atyre ne Europe, Kosova duhet t’i përmbushë të gjitha obligimet, ndërsa Serbia pothuajse asnjë. Që ka sanksione në radhë të parë, tashmë është e papranueshme pasi bazohet në mos neutralitetin e komisionit të mëparshëm me Lajçakun. Shpresoja se i riu do të jetë më i paanshëm. Tani duhet shumë punë për të bërë që Kosova të bindë të emëruarit e rinj politikë” – ka deklaruar Robert Bosch

Advertisement