Connect with us

Politike

Ish-ambasadorja e BE-së në Shqipëri: Shqipëria do të jetë e para që bashkohet në BE, mbajeni mend fjalën time

Ish-ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Romana Vlahutin, shprehet e sigurt se Shqipëria do të jetë i pari vend, i cili do t’i bashkohet Bashkimit Evropian në procesin e integrimit dhe për këtë ajo vendos edhe një bast publik: Mbajeni mend fjalën time.

Vlahutin ka reaguar përmes një publikimi në median sociale X, ku bashkëngjitur ka shpërndarë edhe një postim të ambasadorit shqiptar në Bruksel, Ferit Hoxha, i cili përshkruan hapjen e grupkapitullit të gjashtë për negociata, vetëm dy muaj pas hapjes së atyre që njihen si “kapitujt themeltarë”.

“Shqipëria do të jetë shumë shpejt kryesuese e procesit dhe vendi i parë që do të anëtarësohet në BE, kur të ketë raundin tjetër të zgjerimit. Mbajeni mend fjalën time”, shkruan ajo në X.

 

Advertisement