Sport
Coppa Italia/ “Zonja” sfidon Ismajlin, Juventus siguron me “poker” kalimin në çerekfinale
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2024/12/SFFF.jpg)
Ishte padyshim një fitore fantastike. “Bardhezinjtë” e Juventus kanë arritur një sukses të madh në sfidën e fazës së 1/16-ve, të Coppa Italia, teksa në “Allianz Stadium” të Torinos kanë mendur me rezultatin 4-0 skuadrën e Cagliari. Sipari i golave u çel nga “bomberi” serb Dusan Vlahovic në minutën e 44’-t të sfidës, ndërsa për të vulosur triumfin spektakolar të “Zonjës” menduan Teun Koopmeiners, Francisco Conceicao e Nicolas Gonzalez në minutat 53’, 80’ e 89’. Falë këtij triumfi të madh tashmë “gjigantët” e Serie A kaluan në fazën çerekfinale ku përballë tyre do të jetë Empoli i Ardjan Ismajlit.
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)