Bota
Putin “pendohet” për pushtimin e Ukrainës: Duhej ta kisha bërë shumë kohë më parë
Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se Rusia duhet të kishte nisur një pushtim të plotë të Ukrainës më herët dhe të ishte më e përgatitur për luftën.
Në konferencën e tij për shtyp të fundvitit të enjten, Putin tha se duhet të kishte pasur “përgatitje sistematike” për pushtimin e vitit 2022, të cilit ai i referohet si një “operacion ushtarak special”.
Rusia pushtoi Krimenë nga Ukraina në vitin 2014 dhe forcat pro-ruse filluan një konflikt në Ukrainën lindore, por tetë vjet më vonë Putin u përpoq të pushtonte Kievin.
Gjatë fjalës së tij katër orëshe, Putin foli gjithashtu për liderin e rrëzuar të Sirisë, doktrinën bërthamore më agresive të Rusisë si dhe çështjet e brendshme, si çmimi i gjalpit.
Putini u shfaq përpara një ekrani të madh blu të zbukuruar me një hartë të Federatës Ruse, të kompletuar me pjesët e aneksuara të Ukrainës.