Connect with us

Shkrime

“Do t’ua bëjmë si ia bëmë Agron Shehajt, o pengje të Edi Ramës”

Ranë rehat ata/ato deputetët e tjerë të PD që i akuzonte Doktori si të shitur te Edi Rama dhe Erjon Veliaj, se merrnin leje ndërtimi dhe tendera.

I ranë shkurt, iu bashkuan Saliut dhe ‘shpëtuan’ nga të tëra, ashtu sikurse edhe familjarët apo bashkëshortët e tyre, duke u shndërruar në ‘qentë e gjahut’ të Partisë.

Ja, shih çfarë i ndodhi deputetit Shehaj, i cili e dinte se i kishte miq bashkëpjesëtarët e revolucionit. Madje, edhe Bardhit iu drejtua sikur të ishte dikur ‘armiku Gaz Bardhi’, pa e ditur se armiqtë dhe miqtë është dikush tjetër që i cakton në atë parti.

Mesazhi, në fakt, nuk ishte thjesht për të, por për të gjithë ata zëra nga brenda grupit që mund të pipëtijnë: Do t’ua bëjmë si ia bëmë Shehajt, o pengje të Edi Ramës, flisni dhe kundërshtoni po ua mbajti menderja.

Por, përveç tyre, mesazhi duhet lexuar edhe si një paralajmërim për vendin: kështu do t’ia bëjnë edhe shqiptarëve dhe Shqipërisë.

Do t’ia bëjnë si ia bënë selisë së PD në 8 janar, si ia bënë dje Agron Shehajt, më parë Enkelejd Alibeajt (që Goni çuditërisht s’e kishte parë), si ia bëjnë përditë Lulzim Bashës dhe mbështetësve të tij.

Është filozofia e dhunës që ushqehet nga dhuna dhe pjell vetëm dhunë. Dhuna s’ka estetikë, ndaj edhe ata që e ushtrojnë janë aq të shëmtuar.

Saliu si ish-sekretar partie e di forcën e dhunës për të nënshtruar njerëzit. E ka bërë duke nënshtruar një pjesë të partisë dhe i ka ecur me sukses. (Namir Lapardhaja)

Advertisement