Politike
Mbledhja e dy kuvendeve/ Minxhozi: Rama, klimë të mirë dhe solide me aleatët, Kurti, në gjendje ‘kokëposhtë’
Analisti Skënder Minxhozi komentoi seancën e përbashkët plenare mes deputetëve të Shqipërisë dhe Kosovës. Sipas tij, ngjarja ka një imazh impresionues, por produkti është pak ose asgjë.
Sipas tij, dy kryeministrat kanë pozita të ndryshme në lidhje me politikën e brendshme dhe arenën ndërkombëtare.
“ Të dy vendet do të futen në zgjedhje së afërmi Kosova e para dhe më pas Shqipëria. Ajo që pamë sot ishte një ngjarje e cila e ka imazhin impresionues me dy grupe të deputetëve në të njëjtën sallë. Nëse do të shohim produktin, produkti është pak gjë ose asgjë.
Nuk do të marrim parasysh pozitën që dy kryeministrat erdhën në këtë përballje miqësore, por disi të ftohtë. Rama me një pozitë ndërkombëtare shumë të mirë, me një pozitë ndërkombëtare që ka qenë një sukses në tërë ciklin e qeverisjes Rama këto 3 mandate dhe me një klimë politike të brendshme me Berishën në arrest që më pas doli, me Metën në burg dhe me një numër hetimesh, pra me një situatë të brendshme në zhvilllim e sipër. Pozita e jashtme shumë solide.
Duket që kemi të bëjmë me një gjendje ‘kokëposhtë’ të Kurtit ku në situatën e brendshme duket më komod në prag të zgjedhjeve, me parti të tjera që i afrohen.
Përjashtuar episodin e thirrjes në Prokurori, situatën e ka më të kthjellët. Ka pasur një dështim masiv në politikën e jashtme , i ka shkaktuar më shumë probleme sepse e ka futur në sanksione me BE-në dhe një shtet që do të afirmohet në skenën ndërkombëtare ka problemin më të madh me ta.
Kryeministrat sot vinin në këtë raport forcash në shtëpitë e tyre, por dhe tek të tretët.”