Connect with us

Politike

“The Guardian”: Rama fajëson rrjetet sociale për nxitjen e dhunës

Prestigjiozja britanike “The Guardian” ka publikuar një artikulli ku raporton kërkesën e qeverisë shqiptare për të mbyllur për një vit platformën e rrjetit social “TikTok”. Sipas prestigjiozes britanike, ky vendim vjen pas vrasjes së 14-vjeçarit muajin e kaluar, që ngjalli frikën mbi ndikimin e mediave sociale te fëmijët.

Për kryeministrin, kjo është pjesë e një plani më të gjerë për t’i bërë shkollat ​​më të sigurta, pas takimeve me grupet e prindërve dhe mësuesit nga i gjithë vendi.

Për një vit, do ta mbyllim për të gjithë. Nuk do të ketë TikTok në Shqipëri”, tha Rama.

TikTok, i kërkuar të komentojë të shtunën, kërkoi “qartësi urgjente nga qeveria shqiptare” për rastin e adoleshentit të goditur me thikë. Kompania tha se “nuk kishte gjetur asnjë provë se autori ose viktima kishte llogari TikTok dhe në fakt, raportet e shumta kanë konfirmuar se videot që çuan në këtë incident që po postoheshin në një platformë tjetër, jo në TikTok”.

Rama ka fajësuar mediat sociale, dhe TikTok në veçanti, për nxitjen e dhunës mes të rinjve brenda dhe jashtë shkollës, vijon The Guardian.

Po ashtu, ka pasur shqetësime në rritje nga prindërit pas raportimeve të fëmijëve që marrin thika dhe sende të tjera në shkollë për t’i përdorur në grindje ose raste ngacmimi të nxitura nga historitë që ata shohin në TikTok.

Po ashtu, britanikja përmend edhe zërat kundër këtij vendimi.

“Vendimi diktatorial për të mbyllur platformën e mediave sociale TikTok … është një akt i rëndë kundër lirisë së fjalës dhe demokracisë”, citon The Guardian deputeten Ina Zhupa.

Advertisement