Aktualitet
Eleganca e saj më bëri përshtypje/ Rrëfehet gazetarja amerikane që takoi Simakun në stacionin e trenit
Një akt i thjeshtë dashamirësie, që u kthye në histori ndërkombëtare. ABC 7, që publikoi videon e Parashqevi Simakut teksa merrte ndihma, raporton historinë e ikonës së muzikës shqiptare. Gazetarja Nina Pineda rrëfen se si në 10 dhjetor, me ekipin e televizionit ndoqën një grup fëmijësh duke shpërndarë ndihma për njerëz të pastrehë.
Një dhuratë e thjeshtë që gëzoi zemrën e Simakut. Eleganca e saj më bëri përshtypje, pohon gazetarja, që shton se gjithçka ndodhi më pas quhet mrekulli. Kjo video e shkurtër mjaftoi që njerëzit në Shqipëri ta njihnin menjëherë.
Parashqevi Simaku është këngëtare dhe aktore, një thesar kombëtar për Shqipërinë, thotë ABC 7. Komuniteti shqiptar në SHBA u solidarizua menjëherë, duke ndihmuar Simakun të largohej nga Penn Station brenda dy ditëve, të rinisë jetën e saj dhe t’i rikthehet muzikës pas gati dy dekadash.
…
Programi “On your side” në kanalin amerikan ABC 7 ishte duke ndjekur një akt bamirësie në stacionin kryesor të trenave në Nju Jork ku disa të pastrehëve po iu shpërndaheshin çanta shpine me dhurata.
Secila çantë kishte një shënim të shkruar me shkrim dore nga një fëmijë. Njërën prej këtyre çantave të shkruar nga Ella e mori këngëtarja e famshme shqiptare, Parashqevi Simaku, e cila ishte edhe pjesë e kronikës së televizionit amerikan.
Gazetarja Nina Pineda, e cila bëri kronikën, teksa po fliste në studio e kanalit ABC7 pas jehonës që iu bë këngëtares së famshme shqiptare, tregoi edhe kërkesën që vetë Parashqevia i kishte bërë gazetares.
“Këngëtarja dhe kantautorja tha se po ndihet më mirë dhe se komuniteti i saj vazhdon ta mbështesë. Ajo më pyeti, nëse e kemi gjetur vajzën e vogël që shkroi shënimin në atë çantë shpine dhe emri i saj është Ella. Në shënim shkruhej: “Pavarësisht sa të vështira bëhen gjërat, kujto se ka shpresë dhe njerëz që janë aty duke të mbështetur në çdo hap të udhëtimit”, tregon gazetarja.