Politike
Ti më erdhe me hu, unë të futa hurin, mesazhi i vizitës së Berishës në burg te Salianji
Azgan Haklaj, ish-deputet demokrat, aktualisht me Demokratët Euroatlantikë tha se Berisha është peng i Ramës dhe në këmbim të pushtetit ka marrëveshje që PD t’i kalojë Argitës, kurse deputetëve të tjerë i mbetet vetëm “të kërcejnë dhe të dredhin sa më mirë belin” për të hyrë në lista. Ai shtoi se Salianji ishte kurbani i Berishës te amnistia penale dhe se nuk i besonte sondazhit të fundit.
Ne lidhje me sondazhin e fundi qe e nxjerr Ramen fitues ne zgjedhjet e majit 2015, ai e quaji sondazhin si “të paguar nga Rama dhe Berisha” për të krijuar bipolaritet politik dhe mos lejuar forcat e tjera.
“Kemi dëgjuar deklaratat e përhershme të Berishës se do rrëzojmë regjimin dhe në krahun tjetër ka firmosur e votuar marrëveshje me Ramën. Sa protesta ka bërë te Kryeministria Berisha. Marrëveshjen me kë e ka bërë, a e ka bërë me zotin Rama. Apo protestat që po bën te SPAK. Rama e ka marrë peng Berishën, e mban peng. Berisha ka marrë peng Rithemelimin dhe partinë. Kjo është kapja rob e Sali Berishës nga Edi Rama. Ai dha mesazhin e qartë nga Fieri, se do jetë aty ende dhe nuk e lëshon partinë. Ai tha sa të kem frymë mbi dhe jam unë drejtues! Çfarë mesazhi i dha sot Salianjit në burg? Bëhen 3 vjet nga sulmi me dhunë ndaj selisë së PD (2021), duke sulmuar vëllezërit brenda selisë dhe një gjakderdhje të madhe, një Shën Bartolome dhe ai që doli me hu ishte Salianji. Dhe ai i dha mesazhin sot Ervinit, pra t’i më erdhe me hu, në të futëm me hu këtu. Kurse i dha librin procesi të Franc Kafkës, pritet t’u japi dhe Mitin e Sizifit, e secilit t’u japë nga një libër, si Bardhit, e të tjerëve. Dhe ata i poshtëroi në mënyrë spektakolare, deri te kërcimi në festë, a e pe sa bukur kërcenin ata? Marrim Bardhin e Gjekmarkajn që thanë se sa të jetë Berisha ose nëse bëhet kryetar, lëmë politikën”, tha Haklaj.
Madje ai kujtoi edhe përplasjet brenda PD, duke kujtuar konfliktet e tyre dhe akuzat e hershme dhe kthesën 180 gradë.
“Bardhi i ka paditur ata, Nokën dhe grupin e 11 Dhjetorit, për falsifikim vulash, përvetësim të titullit zyrtar, falsifikim dokumentesh etj. Shih si kërcejnë Mziu, Bardhi, Tabaku. Këta janë shpërdoruar nga një mik i tyre, këta kanë mëkatuar besimin e demokratëve që u kanë dhënë votën. (Bën krahasimin me Solomonin) edhe këta presin që Berisha të vdesë që t’i lëshohen. Kemi 58 zyrtarë të PS në SPAK, ministra, ish-ministra, deputetë, kryebashkiakë, e tani themi se këta marrin 80 mandate me këtë situatë? Dumani tha se Politika ka bashkëpunim me krimin e organizuar. Dhe u jepen 80 me 46 mandate po këtyre për të cilët flitet se janë të lidhur me krimin. Ka ardhur koha që qytetarët shqiptarë të votojnë ndryshe”, shton ish-deputeti.
Por si vjen në pushtet opozita sipas Haklajt? Vetëm me dorëheqjen e Berishës! Dhe sqaron:
“Nëse Berisha do që PD të fitojë, të japi dorëheqjen. Ramën e mban në pushtet Sali Berisha. Mesazhi është i qartë, Berisha do ia japi partinë Argitës. E ka bërë marrëveshjen me sulltan Ramën. Madje Mediu i bëri presion Berishës sot që ta përfshijë në listë, ndaj ishte deklaratë e fortë. Të njëjtën gjë bëri edhe Agron Duka, duke ofruar figura të përbashkëta të tyre”.
Por ai shkoi më tej, duke vënë theksin te bashkëpunimi Rama-Berisha, që bënë ‘kurban’ edhe Salianjin.
“Berisha e shiti Salianjin, i shkuan Xhafajt që Ervini të përfshihej në amnistinë penale, por nuk u pranua. Ministri Manja tha se s’do amnistoheshin zyrtarët e korruptuar, por ndodhi e kundërta. Berisha ka bërë bashkëpunim të frikshëm me Ramën për marrëveshje dhe vendime apo votime. Edhe Salianjin donin ta amnistonin, por nuk u pranua nga Xhafaj. Ndaj Berisha shkoi si Ponç Pilati te Ervini sot”, kujton Haklaj.