Connect with us

Politike

Braimllari i bashkohet Ramës? Reagon ashpër zëdhënësja e Metës: Sufllaqexhi i marrë peng

Pas divorcit nga Partia Lirisë, Endrit Braimllari prej kohësh po kërkon që t’i bashkohet partisë së Edi Ramës dhe këtë kërkesë e ka përsëritur ditën e sotme edhe në një prononcim për një media pranë Qeverisë, ku deklaroi se dëshiron të japë kontribut për Partinë Socialiste në zgjedhjet e 11 Majit.

Lidhur me këtë deklaratë të Braimllarit, ku i “shkel syrin” Ramës, ka ardhur një reagim i ashpër nga Partia e Lirisë, më konkretisht përmes zëdhënëses së Ilir Metls, Jamira Memellit.

Kjo e fundit hedh akuza të forta ndaj Braimllarit, teksa duke e quajtur “sufllaqexhi”, shkruan më tej se ai është pjesë e grupit kriminal të SPAK me emrin “21 Nëntori”.

Zëdhënësja e PL-së thotë se Braimllari ka nisur t’i lëpihet pushtetit të kryeministrit Edi Rama dhe sipas saj, ai është i kapur peng për shkak të firmave dhe veprimeve të paligjshme të tij dhe të familjarlve të tij.

Reagimi i Jasmira Memelli:

Një përgjigje për “sufllaqexhiun” e grupit kriminal të SPAK-ut: “21 Nëntori”!

Për herë të dhjetë në pak ditë, bashkëpunëtori i regjimit dhe i SPAK-u nga 21 nëntori 2023, Endrit Brahimllari, ka shpallur largimin nga Partia e Lirisë.

E vërteta është se ky “sufllaqexhi” ordiner, që gdhihej dhe ngrysej duke “u përbetuar” për besnikëri të përjetshme ndaj Ilir Metës, prej 1 viti e gjysëm nuk është më pjesë e asnjë strukture tone politike dhe as anëtar i Partisë së Lirisë në Këshillin Bashkiak të Tiranës.

Shkak janë firmat e tij të paligjshme dhe të pamoralshme, si dhe marrja peng nga SPAK, bashkë me të disa afërm të tij.

I kapur peng për shkak të firmave dhe veprimeve të papërgjegjshme, të parregullta dhe të pamoralshme, dhe tanimë i korruptuar deri në fyt, ky “sufllaqexhi” ordiner nga “zëri i qytetarëve” është kthyer në “një kërmill lëpirës”, në pritje për t’u kthyer në një përfitues të rëndomtë të zhvatjes së taksave të qytetarëve, a thua se “Rilindjes” nuk i mjaftojnë “sufllaqexhinjtë” e saj.

Advertisement