Kosova
MJESHTRI I MANIPULIMEVE/ Referendumi dhe shpirti në thembrën e Vuçiçit
Të martën, presidenti serb Aleksander Vuçic kërkoi nga opozita që të dorëzojë 67 nënshkrime të deputetëve, të cilëve do t’u bashkohen edhe 100 nënshkrime të tjera të deputetëve të shumicës qeverisëse, për të thirrur një “referendum këshillues për Presidentin e Serbisë”.
Kjo është hera e tretë në më pak se gjysmë viti që Vuçic propozon apo kërkon referendum, I cili në realitet nuk do të zgjidhte asgjë – sepse është këshillimore, d.m.th. jo detyruese, por edhe sepse presidenti mund të zëvendësohet vetëm me një procedurë të përcaktuar qartë, e cila në asnjë mënyrë nuk parashikon referendum. Gjithashtu është e qartë, nga ana tjetër, se propozime të tilla vijnë sa herë polarizimi në shoqërinë serbe është i thellë dhe kriza është e madhe.
Kujtojme se Vucic foli per referendum kur opozita ne Serbi kerkoi doreheqjen e tij, te kryeministrit Millosh Vuçevic dhe kryetarit të komunës së Novi Sad-it Milan Gjuriq për shkak të aksidentit qe shkakoi 15 viktima
“Le te kerkojme mendim këshillues perms referendumit. Nëse 50 për qind e njerëzve thonë se janë dakord, unë nuk do të jem president. Betohem publikisht se nuk do të jem më president dhe do të shkojmë në zgjedhje të reja presidenciale” – tha Vuçiq dy muaj më parë.
Në vend të një pyetjeje për litium, një pyetje për besimin
Kriza e mëparshme te madhe që Vuçiq donte ta zgjidhte në të njëjtën mënyrë, të paktën në mënyrë deklarative, ishte kriza e litiumit verën e kaluar. Në mes të protestave kundër minierave të litiumit, presidenti tha se nuk do të hiqte dorë nga projekti.
“Paraqitni kërkesën tuaj me nenshkrime dhe të shkojmë në referendum për shkarkimin e presidentit”- u tha Vuçiq gazetarëve në Beograd më 1 gusht.
Por kur nje prej gazetareve I kujtoi se te njejten deklarate ai kishte bere nje vit me pare, vuci tha se per shkarkimin e presidentit ka te tjera proceduranë përputhje me Kushtetutën
Pavaresisht deklarimeve Vucic asnjehere nuk shkoi ne referendum dhe u shpreh se parapelqente deklarimin e qytetarëve perms votimit ne zgjedhje….