Connect with us

Kronike

EMRI/ I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje të dyfishtë, 56-vjeçari ekstradohet nga Italia

Një 56-vjeçar shqiptar është ekstraduar nga Italia, pasi ishte në kërkim nga autoritetet shqiptare.

Shtetasi Gjovalin Lesi, është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje të dyfishtë.

Në vitin 1998, Gjykata e Mirditës e ka dënuar këtë shtetas, me burgim të përjetshëm, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Në vitin 1997, shtetasi Gjovalin Lesi, pas një konflikti për motive të dobëta, në fshatin Rrasfik, Rubik, vrau me armë zjarri kallashnikov, motrën dhe bashkëshortin e saj./

Advertisement