Kronike
Vrau 81-vjeçarin Xhemal Meta në Shëngjin të Vogël, gjykata lë në burg Isuf Hasën
Gjykata e Tiranës ka lënë në masën e sigurisë arrest me burg Isuf Hasën, i cili vrau komshiun e tij me çekiç. Mësohet se autori para gjykatës ka pranuar krimin, ndërkohë që nuk ka shfaqur asnjë pendesë.
Isuf Hasa pasi ka goditur me çekiç pas koke të moshuarin i ka marrë një shumë të konsiderueshme parash të cilat ky i fundit i kishte në xhep. Pasi ka kryer aktin, dyshohet se autori i ka fshehur paratë në një çorape, të cilat u zbuluan dje pasdite gjatë kontrollit të policisë në banesën e tij.
81-vjeçari, Xhemal Meta u gjet i pajetë në oborrin e banesës së ditë më datë 13 janar. Pas hetimeve dhe ekzpertizës mjeko-ligjore rezultoi se i moshuari kishte plagë në kokë me sende të forta. Plagët ishin fatale pasi i morën jetën në vend.