Connect with us

Bota

Kalifornia përfshihet sërish nga zjarret, evakuuohen më shumë se 50 mijë banorë

Më shumë se 50,000 njerëz në Kaliforninë Jugore janë nën urdhra evakuimi, pasi një zjarr është duke u përhapur me shpejtësi.

Zjarri, i quajtur ‘Hughes’, filloi gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm (23 janar) pranë liqenit Castaic, rreth 40 milje nga zjarret Eaton dhe Palisades që shkatërruan pjesë të Los Angelosit në fillim të këtij muaji, sipas mediave të huaja.

Brenda pak orësh, Departamenti i Pyjeve dhe Mbrojtjes nga Zjarri në Kaliforni tha se flakët kanë djegur 9,400 hektarë, ndërsa janë duke dal jashtë kontrollit.

“Situata mbetet dinamike dhe zjarri mbetet një zjarr i vështirë për t’u frenuar”, tha shefi i zjarrfikësve të  Los Anxhelosit Anthony Marrone.

Advertisement