Connect with us

Bota

Lideri i opozitës gjermane “kopjon” Trumpin, premton dëbimin e emigrantëve të paligjshëm nga vendi

Udhëheqësi i opozitës gjermane është zotuar të forcojë kontrollet kufitare dhe të shtojë deportimet nëse bëhet kancelar pas zgjedhjeve muajin e ardhshëm, një ditë pasi një afgan u arrestua për një sulm me thikë në të cilin vdiqën dy persona.

Friedrich Merz, aleanca konservatore CDU/CSU e të cilit kryeson në sondazhe, tha se nuk do të lejonte që sulmet si ai në qytetin bavarez të Aschaffenburg të mërkurën të shndërroheshin në një “çështje normale”, shkruan Guardian.

I dyshuari për sulmin, i cili u arrestua menjëherë më pas, është një 28-vjeçar afgan me një histori të problemeve psikiatrike dhe dhunës. Ai kishte thënë se do të largohej nga Gjermania me dëshirën e tij muajin e kaluar, por nuk e kishte bërë këtë dhe kishte vazhduar të merrte trajtim psikiatrik.

Advertisement