✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

Kandidati për Bashkinë një emer nga protesta? Berisha zbulon planin e opozitës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka njoftuar nisjen e negociatave me partitë e tjera opozitare për krijimin e një fronti të përbashkët politik kundër kryeministrit Edi Rama, në prag të zgjedhjeve të 9 majit.

Në një konferencë për mediat, Berisha u shpreh se synimi është bashkimi i të gjithë faktorëve politikë që kundërshtojnë qeverisjen aktuale, duke ruajtur identitetin dhe pluralizmin e secilës parti.

I pyetur nëse kandidati për Bashkinë e Tiranës duhet të vijë nga radhët e protestës, kreu i PD-së tha se në tubime kanë marrë pjesë si përfaqësues të partive politike, ashtu edhe qytetarë pa përkatësi partiake. Sipas tij, protesta përfaqëson një bashkim të gjerë dhe kandidatura duhet të përcaktohet pa paragjykime, duke pasur në vëmendje interesin e qytetarëve të Tiranës.

Berisha u bëri thirrje forcave opozitare të qartësojnë qëndrimin e tyre ndaj qeverisë Rama, duke e cilësuar atë si një rrezik ekzistencial për vendin. Ai theksoi se vetëm përmes një fronti të përbashkët mund të arrihet një përballje e koordinuar politike.

Ndërkohë, negociatat pritet të përcaktojnë edhe mënyrën e bashkëpunimit mes partive opozitare dhe kriteret për kandidaturat në zgjedhjet e ardhshme.

Advertisement