Pinknews
Parashqevi Simaku i rikthehet rrjeteve sociale/ Djali i saj Lukë menaxhon karrierën e nënës së tij?
Ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku së fundmi iu bashkua me një llogari personale rrjetit social, Instagram.
Në llogarinë e saj, persona që menaxhojnë profilin e saj kanë ndarë video dhe fotografi që rikujtojnë karrierën e Parashqevisë, duke emocionuar fansat.
Vetëm në pak orë janë mbledhur mbi 10.000 ndjekës dhe mijëra shikime e pëlqime në kontentin e postuar disa prej të cilave janë edhe foto të rralla të artistes.
Rrjetin social të artistes së dashur po e menaxhin djali i saj Lukë, i cili si duket pas takimit të shumëpritur me nënën e tij, do të angazhohet që artisja e mirënjohur të rikthehet sërish në skenë, dhe pse jo këtë herë djali të bëhet dhe menaxher i saj artistik.