Connect with us

Bota

“SHBA po harxhonte 50 milionë dollarë për prezervativë në Gaza” – Sekretarja e shtypit të Trump lë me gojë hapur gazetarët

Karoline Leavitt, sekretarja për shtypin e presidentit amerikan Trump doli dje para gazetarëve në konferencë për shtyp për të folur mbi një prej vendimeve të presidentit Trump për të ndërprerë të gjithë ndihmën e huaj të SHBA ndaj vendeve të tjera, derisa të ketë një kontroll të plotë.

Leavitt tha se nga taksapaguesit amerikanë po paguheshin 50 milionë dollarë për prezervativë në Gaza, çka la me gojë hapur edhe gazetarët e pranishëm në konferencë.

Pse u bë ky vendim në një kohë kaq të shkurtër. Pse nuk iu dha organizatave më shumë kohë që të planifikonin atë që do të humbin, në disa raste janë fonde shumë të rëndësishme?

“Po është marrë parasysh, kjo është ajo që ka firmosur presidenti. Ka një bllokim për bordet, por edhe për ndihmën e huaj. Është shumë e rëndësishme që të sigurojmë që kjo administratë do të marrë në konsideratë sesa shumë punojnë amerikanët.

Dhe taksat e tyre me thënë të drejtën kanë vlerë për këtë administratë. Gjatë kësaj kohe, një organizatë  do të merrte 36 miliardë dollarë që do të dilnin nga dyert për Organizatën Botërore të Shëndetësisë, që siç ju të gjithë e dini është një organizatë për të cilën presidenti vendosi të tërhiqet. SHBA nuk do të jetë më pjesë e saj. Kjo është në linjë me axhendën e presidentit.

Nga strukturat tona do të jepeshin 50 milionë dollarë nga taksapaguesit amerikanë për të financuar prezervativë në Gaza. Kjo është mënyra më e keqe për të harxhuar paratë e taksapaguesve amerikanë. Pra këtu bazohet qasja jonë. Të jemi rojtarë shumë të mirë të taksave të amerikanëve”, tha ajo.

Advertisement