Connect with us

Kosova

Grenell me kritika për Kurtin: Ndërkombëtarët të bashkuar kundër tij

 I dërguari i SHBA-së për Misione të Posaçme ndërkombëtare, Richard Grenell ka shprehur sërish ditën e sotme kritikat e tij ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.  Në një postim në “X”, Grenell shkruan se administrata e Trump do të vijojë për paqe për të gjithë në Ballkan, por sipas tij për këtë iu duhen partnerë të besueshëm.

Ai shprehet se qeveria Kurti nuk ka qenë e besueshme as gjatë mandatit të parë të Trump, as gjatë mandatit të Biden, ndërsa thotë se është kritikuar vazhdimisht si nga demokratët dhe republikanët për për marrjen e veprimeve të njëanshme që destabilizojnë rajonin.

Ai shton më tej se bashkësia ndërkombëtare është e bashkuar kundër Kurtit dhe thotë se për shkak të tij në Kosovë kompanitë amerikane nuk po arrijnë të zgjerohen siç ndodh në Shqipëri dhe Serbi.

POSTIMI I PLOTË: 

Kam shumë miq në Kosovë dhe Shqipëri… dhe shumë miq në Serbi dhe në gjithë rajonin.

Administrata Trump ka punuar dhe do të vazhdojë të punojë për paqe për të gjithë në Ballkan. Por na duhen partnerë të besueshëm.

Qeveria Kurti nuk ka qenë e besueshme gjatë mandatit të parë të Trump, as gjatë mandatit të Biden. Si Republikanët ashtu edhe Demokratët e kanë kritikuar vazhdimisht Kurtin për marrjen e veprimeve të njëanshme që destabilizojnë rajonin. Po ashtu edhe BE-ja dhe NATO. Bashkësia ndërkombëtare është e bashkuar kundër Kurtit.

Kompanitë amerikane po zgjerohen në Shqipëri dhe Serbi, por nuk po zgjerohen në Kosovë për shkak të Kurtit. Kurti ka qenë kundër çdo ideje të SHBA-së të ofruar nga presidentët Clinton, Bush, Obama, Biden dhe Trump.

Retorika që përdor Kurti tani, duke pretenduar se është afër SHBA-së dhe më i mirë se të gjitha qeveritë e tjera të Kosovës, është plotësisht e rreme. Mos u mashtroni.

Kritikat e Grenell vijnë në një moment kritik të fushatës zgjedhore, duke nxitur debate të reja rreth politikave ndërkombëtare të Kurtit dhe marrëdhënieve të Kosovës me SHBA-në. Qëndrimi i ashpër i Grenell ndaj qeverisë Kurti, u theksuar që pas shpalljes së Trump për herë të dytë president.

Advertisement