Connect with us

Kosova

Kush s’e kupton që raportet Kosovë-SHBA janë të tensionuara, jeton në një realitet paralel

Adrian Shtuni, I pyetur nga Radio Europa e Lire se si ai I komenton deklaratat e fundit nga Richard Grenell, i dërguar i SHBA-së për misione të veçanta në lidhje me kryeministrin Kurti dhe Qeverinë e tij, duke e cilësuar atë si partnere jo të besueshme, tha se kjo lloj deklarate është mjaft brengosëse, por nuk është befasuese.

“Në çdo marrëdhënie, qoftë familjare, shoqërore a politike, besueshmëria cenohet kur ti thua një gjë dhe bën një gjë tjetër dhe nuk i përmbahesh fjalës që ke dhënë, nuk u përmbahesh obligimeve që ke marrë para partnerëve. Pra, besueshmëria padyshim është cenuar, besueshmëria e Qeverisë së Kosovës si interlekutor, dikush e thotë me fjalë, dikush e thotë me vepra. Janë pikërisht sjelljet sfiduese jobashkëpunuese që e kanë sjell Kosovën në këtë gjendje ku është nën masa ndëshkuese nga Bashkimi Evropian. Ata që nuk e kuptojnë se marrëdhëniet SHBA-Kosovë apo BE-Kosovë aktualisht janë të tensionuara, jetojnë në një realitet paralel dhe mungesa e leximit të realitetit do të jetë e kushtueshme për Kosovën, një kosto që do të ishte e padrejtë për popullin e Kosovës” – deklaroi Shtuni

“Richard Grenell nuk është mashë, nuk është instrument i politikës së Kosovës dhe kushdo që e thotë këtë, është naiv dhe nuk e kupton si është politika dhe për kë është duke folur. Grenell gëzon besueshmëri të plotë te presidenti Trump, ka qasje të drejtpërdrejtë, ka veshin e tij. Ai ka ndikim te madh në administratën amerikane. Për këtë arsye deklaratat e tij duhet të merren seriozisht dhe çdo përgjigje ndaj tyre duhet të peshohet me kthjelltësi dhe me kujdes dhe jo të krijohen lojëra dhe narrativë e pabesueshëm se Grenell qenka instrumentalizuar nga opozita, gjë e cila për mua është aspak e besueshme” – theksoi eksperti….

Advertisement