Shkrime
Kanë marrë ca dardha i kanë çuar në shtëpi/ Andi Bushati: Në dosjen ndaj Veliajt ka diçka që s’shkon, kërcet

Andi Bushati:
I mbahem vërejtjeve që kam thënë gjithmonë. Ka një mënyrë diskutimi si ta shohësh SPAK. Të duartrokasim për atë që ka bërë. Në emër të hakmarrjes për Ardit Gjoklajn, në emër të shkatërrimit të Teatrit, për ata që janë nxjerrë përdhunshëm nga shtëpia, të themi bravo, që gjetëm një instrument, që jo për atë që akuzon, por ta çojë Veliajn në burgim të përjetshëm. Është kjo nga e cila nisen shumë njerëz, mëria për një personazh i shtyn të justifikojnë çdo veprim. Edhe kur e urren politikisht tjetrin, të shohësh faktet. Nuk gjej një përputhje me korpusin kritik ndaj Veliajt dhe marrjen e tij nën hetim si një hajdut ordiner.
Këtu më duket se ka diçka që nuk shkon, kërcet. Po ta shohësh, kjo ka një linjë që SPAK kështu ka vepruar gjithmonë. Saimir Tahiri, hajdut ordiner, Koka, Bllako, hajdutë ordiner. Pra kanë marrë ca dardha i kanë çuar në shtëpi. Ndërkohë që rrëfimi në optikën time, këta nuk janë hajdutë ordinerë, janë militantë, ose veprimtarë të një bande të organizuar kriminale, të cilën SPAK-u e fsheh. Ne mund ta duartrokasim SPAK, sepse më parë nuk hynin as hajdutët ordinerë në burg. Këtu hyri edhe një zonjë për një arkë me peshk. Por a i sheh SPAK këta si pjesëtarë të një bande kriminale, që vjedh Shqipërinë në mënyrë sistematike?
Thuhet çfarë t’i kërkomë SPAK, edhe Amerika Alkaponen e dënoi për taksat. Po ti ktheheni historisë, njerëz kritikë, ka patur krika të mëdha që procesi Alkapone ishte farsë dhe e dënuan si bandit ordiner. Në çdo shoqëri, ka një pjesë të shëndoshë që kërkon kritere maksimale. Nuk mund të biem në batakun, jemi vend i vogël, prandaj SPAK edhe banditin po e futi si hajdut ordiner, mirë bën. Ti zbardhin inceneratorët, sepse nuk janë një vepër e bërë nga tre hajdutë ordiner, është krimi i planifikuar shtetëror.
Nëse nuk e zbardh dot, atëherë të zhbëhet. Nëse SPAK ka vënë tabu për të hetuar banditë që njihen me emra, nëse nuk nxjerr dosjet e mediave të paguara nga inceneratorët, më mirë të shkrihet. Ka gjëra që SPAK ka vënë tavanë të xhamtë dhe i ka tabu. Në këtë kuptim, artikuloj kritikën për SPAK dhe këtu hyn edhe viktima e fundit, si hajdut ordiner, Erion Veliaj.

