Connect with us

Kronike

Shisnin kokainë afër shkollave në Kavajë, ‘Dimri’ arreston 13 persona, një në kërkim dhe një nën hetim! Sekuestrohet drogë, armë, silenciatorë dhe bllokues valësh

Një organizatë e madhe e trafikut të drogës, kryesisht shpërndarja e saj, është goditur nga Policia e Durrësit gjatë 24 orëve të fundit, një një operacion me shkallë të gjerë, ku morën pjesë dhjetëra forca policore.

Të paktën 15 persona u identifikuan, nga të cilët 13 prej tyre janë arrestuar, 1 u vendos nën akuzë dhe një tjetër u shpall në kërkim. Operacioni është koduar “Winter” (Dimri).

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, me shërbimet operacionale Durrës dhe me Komisariatin e Policisë Kavajë, në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit.

Sekuestrohen qindra doza kokaine dhe kanabisi, pajisje për presimin dhe ndarjen e lëndëve narkotike në doza dhe shuma parash.

“Gjithashtu, u sekuestruan 3 silenciatorë, 1 jelek antiplumb dhe pajisje për modifikimin e armëve të zjarrit, që u gjetën në një ambient në Kavajë, që dyshohet se ishte përshtatur për modifikimin e armëve të zjarrit”, tha policia vendore.

Hetimet janë kryer me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, në kuadër të një procedimi për veprën penale “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Të arrestuarit e operacionit:
Renaldo Gjondeda
Rudi Dimni
Elion Danai
Rexhep Lushka
Ramazan Kola
Alesio Shaba
Rei Shaba
Endri Meçja
Besnik Belba
Serxho Abazi
Kujtim Veizi
Bardhyl Dumullaku
Arben Xhihani

Gjithashtu, ka nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. M., 32 vjeç, banues në Kavajë dhe është shpallur në kërkim shtetasi B. D., 32 vjeç, banues në Kavajë.

“Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 80 doza kokaine, 620 doza kanabisi, 2 peshore elektronike, pajisje për presimin e lëndëve narkotikëve dhe ndarjen e tyre në doza, shuma parash në euro dhe lekë dhe 19 celularë; 3 silenciatorë, 1 jelek antiplumb, pajisje për modifikimin e armëve të zjarrit, 1 detektor dhe 1 bllokuesh valësh. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe individualisht, shitnin doza të lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis, në zona të ndryshme të Kavajës, kryesisht afër shkollave”, sqaroi policia.

Vijon puna për kapjen e shtetasit B. D. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Advertisement