Connect with us

Kronike

Arrestohet 17-vjeçari, drejtonte makinën nga ku u qëllua me armë në drejtim të mjetit të Kaçit

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Kamëz. Lidhur me ngjarjen policia ka arrestuar një 17-vjeçari, i cili drejtonte automjetin nga ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të makinës tjetër. I riu ka kryer veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës“, “Deklarata e rreme para oficerit të policisë gjyqësore” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Sipas informacioneve zyrtare policore, 17-vjeçari i nxitur nga shtetasit e tjerë të përfshirë në këtë rast, për të pranuar autorinë e rastit, ka dhënë deklaratë të rreme gjatë veprimeve hetimore. Ndërkohë po punohet për kapjen e tre personave të shpallur në kërkim për këtë rast dhe për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Kamëz

Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 22.02.2025, në Kamëz.

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga një 17-vjeçar, i cili dyshohet se drejtonte automjetin nga i cili u qëllua me armë zjarri në drejtim të automjetit tjetër.

Si rezultat i veprimeve intensive hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur më datë 22.02.2025, në Kamëz, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kamëz kanë identifikuar, kapur dhe vënë në pranga një shtetas 17 vjeç, banues në Kamëz, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës“, “Deklarata e rreme para oficerit të policisë gjyqësore” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, i nxitur nga shtetasit e tjerë të përfshirë në këtë rast, për të pranuar autorinë e rastit, ka dhënë deklaratë të rreme gjatë veprimeve hetimore.

Punohet për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim për këtë rast dhe për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Dyshohet se shënjestra e atentatit në Kamëz ishte Enedjon Kaçi, ndërsa dy të kërkuarit e tjerë, Fabion Kurti e Dejvi Mullai, janë autorët që qëlluan me armë. Dy autorët e dyshuar lëviznin me një makinë tip “BMW”, ndërsa shënjestra dhe persona të tjerë që ende nuk janë identifikuar, lëviznin me “Land Rover”.

Dejvi Mullai dhe Fabion Kurti rezultojnë të skeduar dhe të shoqëruar më parë për shpërndarje të lëndëve narkotike, ndërsa objektivi i atentatit nuk rezulton me precendent penal. Paraprakisht dyshohet se mund të ketë ndodhur konflikt mes të rinjve për lëndë narkotike.

Advertisement