Lifestyle
“Djemtë shqiptarë fryjnë buzët”, konsulentja e bukurisë i zbulon të gjitha: Politikanët heqin vetullat

Dikur, kujdesi për pamjen ishte kryesisht “punë grash”, por sot ky fakt ka ndryshuar ndjeshëm. Përkushtimi ndaj bukurisë është bërë një fenomen që përfshin të gjitha grupmoshat dhe ka kaluar përtej stereotipeve të së kaluarës.
Së fundmi kosulentja e bukurisë Evis Sinojmeri ka qenë e ftuar në emisionin “7pa5” në Vizion Plus, ajo vuri theksin te kujdesi i shtuar i meshkujve shqiptarë për paraqitjen e tyre.
“Kanë nisur të trajtohen shumë edhe djemtë. Ne nuk themi më “qeth” flokët, por “pret” flokët, pasi ata tani i stilojnë, i lyejnë, stilojnë mjekrën dhe vetullat.’’-tha ajo
Një tjetër detaj që estetistja ka ndarë është se gjithnjë e më shumë politikanë shqiptarë janë duke i kushtuar rëndësi dukjes, duke u trajtuar përmes shërbimeve të bukurisë.
“Kam patur politikanë që kanë ardhur në sallon dhe që i kushtojnë shumë rëndësi dukjes. Ka dhe politikanë që kanë bërë mbjellje të flokëve. Një pjesë goxha e konsiderueshme ka nisur edhe me vetullat. Mund të shohim edhe meshkuj që i heqin shumë vetullat edhe më shumë se femrat. Shikoj dhe trajtimet me botox, buzë të bëra, mollzat, ballin me baby botox. Shumë meshkuj kanë nisur ta përdorin. Nuk jam kundra, por në limite. Pasi humbin maskilitetin.“, shtoi ajo.

